
Papadimos: Zbatimi i programit sjell zhvillimin më 2013
AMNA/ - Marrëveshja dhe vendimet e Eurogrupit janë "një hap i madh", me rëndësi vendimtare për tëa rdhmen e vendit, theksoi kryeministri Lukas Papadimos në mbledhjen e këshillit të ministrave dhe shtoi se "miratimi i programit ekonomik dhe marrëveshja për PSI ishte objektivi kryesor i politikës ekonomike dhe në këtë drejtim u bë shumë punë".
Kryeministri shprehu optimizmin e tij se, "po të zbatohet me eficencë programi, në vitin 2013 do të kapërcehen problemet dhe do të fillojë gradualisht kursi i zhvillimit ekonomik".
Papadimos nënvizoi se "te shumtë ishin ata që parashikonin bllokim dhe dështim, por për fat të mirë nuk u përligjën", ndërsa parashikoi se me vendimet që u morën do të rritet besimi ndaj vendit.